Një diplomat indonezian, që punonte në ambasadën e Indonezisë në Peru, u qëllua për vdekje në Lima, kryeqyteti i Perusë, jashtë shtëpisë së tij  të hënën në mbrëmje.

Autoritetet lokale konfirmuan se nga ana e ministrisë së Rendit, po zhvillohet një hetim për të përcaktuar rrethanat në të cilat diplomati u vra para derës së përparme të rezidencës së tij.

Shefi i policisë David Guivar, duke folur në transmetuesin publik TV Peru, tha se ishte e mundur që të ishte një “larje hesapesh”.

Diplomati po kthehej në shtëpi me biçikletë kur u qëllua nga një burrë që iku me motoçikletë me një bashkëpunëtor, sipas pamjeve të transmetuara nga mediat lokale.

Zetro Leonardo Purba , 40 vjeç, jetonte në Peru me familjen e tij që nga muaji prill i këtij viti. Ministria e Jashtme tha se masat e sigurisë rreth misionit diplomatik indonezian do të shtoheshin dhe se ambasadës do t’i ofrohej e gjithë ndihma dhe mbrojtja e nevojshme.

Peruja po përballet me një rritje të krimit , veçanërisht zhvatjes.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb