Festë te selia e PD, pasi vula me vendim të Gjykatës së Apelit i kaloi Sali Berishës.

Militantët kanë hedhur kapsolla dhe fishekzjarre menjëherë pasi gjykata njoftoi vendimin. Në videon që sjell BalkanWeb dëgjohen shpërthimet e fishekzjarreve pranë selisë blu.

Gjykata e Apelit nuk pranoi ankimimin e grupimit të Lulzim Bashës dhe njohjen si palë në gjyq, duke legjitimuar vendimin e Agron Zhukrit të 25 marsit 2022.

Kështu, Apeli njoh si të ligjshme vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, Kuvend i cili shkarkoi Lulzim Bashën, drejtuesit e kohës dhe ndryshoi statutin e PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb