Pas fitimit të kampionatit dhe zhgënjimit në finalen e Europa League, Leverkusen ka fituar kupën e Gjermanisë. “Aspirinat”  mundën 0-1 Kaiserslautern, në Olympiastadion (Berlin). Në minutën e 30-të, Xhaka “shkundi merimangat” e portës së kundërshtarit me një goditje fantastike nga distanca. Ekipi i Xabi Alonsos komplikoi llogaritë pas daljes me karton të kuq të Odilon Kossounou në minutën e 44-të.

Pavarësisht inferioritetit numerik, Leverkusen dominoi edhe në pjesën e dytë, por pa mundur dot të gjejë golin e dytë. Gjithsesi, pak rëndësi ka, Xhaka me shokë fitojnë këtë trofe, një nga më të rëndësishmit në Gjermani.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb