Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa akse të kryeqytetit, u konstatuan tek Bulevardi i Ri, tre automjete që po kryenin manovra të gabuara në rrugë, duke krijuar situata të rrezikshme për qarkullimin.

Lidhur me këtë ngjarje, Tre persona janë ndëshkuar me masë administrative

Si pasojë janë bllokuar edhe 3 automjetet e tyre.

Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin manovrat e rrezikshme dhe çdo veprim që cenon sigurinë publike. Çdo shkelje që rrezikon jetën e përdoruesve të rrugës do të ndëshkohet me masa të rrepta, sipas ligjit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb