Ylli i NBA, Carl-Anthony Towns ka vendosur të bëjë publike eksperiencën e tij personale me Coronavirus. Basketbollisti i Minnesota Timberwolves ka rrëfyer në një video të postuar në “Instagram” se mamaja e tij e prekur nga virusi është në gjëndje të rëndë. Mes lotësh ai i është bashkuar thirrjeve të autoriteteve amerikane për distancim social.
“Nuk e shoh prej ditësh dhe pres vetëm njoftimet nga klinika. Po përpiqem të qëndroj pozitiv dhe i fortë për pjesën tjetër të familjes. E bëra këtë video për t;iu treguar se kjo është diçka shumë serioze. Praktikoni distancimin social. Ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe do t’ia dalim”, ka thënë Towns.
(balkanweb)
