Erges Shegani është personi i arrestuar për djegien e një automjeti në rrugën “Memo Meto”.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se makina është në pronësi të shtetasit Julian Çakiri.
Sipasburimeve, Shegani ka pohuar se ia ka vendosur zjarrin kot makinës, ndërsa policia dyshon se ai është paguar nga një tjetër person me të cilin pronari i mjetit Julian Çakiri kishte konflikte më mëparshhme, dyshohet për ëështje pronësie.
“Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 03:30, të datës 09.12.2025, në rrugën “Memo Meto”, ishte djegur automjeti tip “Audi” në pronësi te shtetasit J. C., 44 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Price”, brenda pak orësh, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime te mëtejshme”, njofton policia.
