Para vdekjes së tij në 2011, krijuesi i Apple, Steve Jobs kishte filluar krijimin e një ndërtese që cilësohet si më mahnitësja e të gjitha kohërave në formë të rrumbullakët në Cupertion të Kalifornisë.

Tani zbulohet se ndërtesa super e madhe e Apple, që ka kushtuar mbi 5 miliardë dollarë, Campus 2, është shumë afër përfundimit.

Pamje nga droni zbulojnë edhe ‘vëmendjen e madhe në detaje’ që Apple i ka kushtuar të kësaj ndërtese.

Super ndërtesa e Apple është mbi 260 mijë metra katrorë, ndërsa shpresohet se kjo ndërtesë do të përfundojë së ndërtuari deri në verë të këtij viti.

Sipas Silico Valley, në këtë ndërtesë do të punojnë 13 mijë njerëz të Apple, ndërsa do të ketë edhe pista për vrapim dhe shtigje të çiklizmit si dhe mbi 1 mijë biçikleta do të përdoren gjatë gjithë kohës nga stafi për të bërë rrugën e tyre.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: