Policia spanjolle ka zbuluar një tunel të madh nëntokësor. Ka rezultuar se ishte i pajisur me shina dhe vagonë ​​që përdoren për transportimin e pakove me kanabis midis Marokut dhe Spanjës, në Ceuta.

Hetimet zgjatën më shumë se një vit, dhe rezultuan me zbulimin e ‘një labirint që i ngjante një miniere’. Sipas Ministrisë së Brendshme spanjolle, dyshohet se ky grup furnizonte jo vetëm Spanjën por edhe Evropën.

Të paktën 27 persona u arrestuan dhe më shumë se 17 ton drogë u sekuestruan gjatë operacionit.

Tuneli kishte tre nivele: një bosht për zbritje, një dhomë të ndërmjetme për ruajtjen e pakove dhe një korridor të drejtë që të çonte në Marok.”

E gjithë struktura ishte e pajisur me shina, vagonë, rrotulla dhe vinça të vegjël për transportimin e paletave të kanabisit dhe ishte ‘varrosur’ nën një depo industriale.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb