Studentët e Fakultetit të Ekonomikut kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Me thirrjet “Bashkohuni me ne!” dhe “Rama, jep dorëheqjen!”, ata kanë lënë auditorët dhe janë bashkuar me tubimin që po zhvillohet në Tiranë.
Paralelisht, bojkot mësimi kanë zhvilluar edhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë, Fakultetit të Shkencave të Natyrës (FSHN), Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, si dhe të Universitetit Politeknik.
Protesta studentore po shtrihet në disa fakultete të kryeqytetit, ndërsa të rinjtë u kanë bërë thirrje edhe studentëve të tjerë dhe qytetarëve që t’u bashkohen në kërkesat e tyre kundër qeverisë.
