Mesfushori i kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoji, ka shënuar sot golin e tij të parë këtë sezon me ekipin e Brescia në Itali.
21-vjeçari në minutën e 10-t të takimit ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme një kros të ardhur nga jashtë zone duke mos falur para portierit.
Ky gol i dha përkohësisht avantazhin ekipit të Brescia, por në minutën e 38-t Frossinone ka barazuar rezultatin. Një trepikësh në këtë takim për skuadrën e shqiptarit do të thoshte shumë pasi do të largohej plotësisht nga zona e ftohtë e renditjes.
(e.k/BalkanWeb)
