KELCYRE – Është zhvilluar mesditën e sotme në varrezat ushtarake të Këlcyrës ceremonia e varrimit të eshtrave të 573 ushtarëve grekë të zbuluar dhe të identifikuar gjatë gërmimeve të kryera në fushën e Sajmolës, në Dragot të Tepelenës.

Ashtu si edhe në ceremoninë e parë të rivarrimit, të zhvilluar në korrik të këtij viti në Bularat, ku u varrosën 100 eshtra ushtarësh grekë, edhe ceremonia mesditën e 12 tetorit është bërë pa praninë e mediave dhe kamerave.

Në meshën e mbajtur në manastirin e Këlcyrës ishin të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, Punëve të Jashtme të të dyja vendeve, Ambasadorja e Greqisë në Tiranë Znj. Eleni Sourani, kreu i PBDNJ Vangjel Dule dhe përfaqësues të Komisionit Dypalësh Ndërshtetëror.

Pas Dragotit, procesi i gërmim-zhvarrimeve nga komisioni dypalësh, do të zhvendoset në pika të tjera të Këlcyrës, Kosinës dhe Përmetit. Ekspeditat e përcaktuara në marrëveshjen dypalëshe ndërshtetërore mendohet se do të vijojnë deri më mars të vitit 2019.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb