Një zjarr i madh ka përfshirë këtë mbrëmje një lagje të qytetit të Fushë Krujës.

Mësohet se zjarri ka rënë në lagjen Magaze, ku është përfshirë nga flakët e mëdha një sipërfaqe e mbuluar me shkurre e ferra.

“BalkanWeb” sjell pamje nga vendngjarja, ku shihet se në afërsi të vatrës së zjarrit ka disa banesa, të cilat rrezikohen nga flakët. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po mundohen të lokalizojnë flakët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: