FIER

Zjarri po vijon ende në pyllin e Drenies, në fshatin Lofkënd të Fierit.

Gazetari Ervis Kuçi, raporton për “BalkanWeb”, se për shuarjen e flakëve në terren janë zjarrfikëset e ardhur nga Patosi dhe Ballshi.

Nga ecuria e flakëve, rrezikohet të preket edhe zona e Patosit.

Në vendngjarje aktualisht ndodhen 12 efektivë zjarrfikës të Mallakastrës dhe 12 të tjerë të Patosit.

Ndërsa, terreni i vështirë, e bën thuajse të pamundur praninë e mjeteve në zonën e djegur.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb