FIER

Një zjarr ka rënë në kodrat e fshatit Vajkan në Fier pasditen e sotme. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se zjarri ndodhet pranë varrezave të fshatit, teksa ka përfshirë një sipërfaqe toke me shkurre e ullishta.

Era ndërkohë po ndihmon përhapjen e flakëve. Dyshohet se zjarri ka ardhur nga varrezat e fshatit ku mund të ketë pasur ndonjë përkujtimore dhe janë vendosur qirinj.
Nga flakët është përfshirë edhe një banesë e pabanuar dhe shumë pemë frutore.

Për të fikur flakët ka mbërritur në vend dy zjarrfikëset e Fierit dhe gjithë efektivi. Po kështu ka shkuar zjarrfikësja e Patosit, Lushnjës, Albpetrol dhe efektivët përkatëse.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: