Një tjetër vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme pranë hotel “New York”, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, duke alarmuar banorët dhe pushuesit.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete zjarrfikëse. Efektivët kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve.

Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar. Megjithatë, sipas të dhënave paraprake, humusi nëntokësor vijon të digjet, duke krijuar rrezikun e riaktivizimit të flakëve në sipërfaqe, veçanërisht për shkak të erës.

Zjarrfikësit kanë vijuar monitorimin dhe punën në terren për të parandaluar çdo riaktivizim të vatrës dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në zonat përreth.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb