Zjarri masiv që ka rënë tek magazinat e tregut të rrobave në rrugën “5 Maji” në Tiranë, nuk po neutralizohet akoma, megjithëse prej më shumë se 1 ore forcat zjarrfikëse po tentojnë ta shuajnë.
Në vendngjarje ishte dhe prefekti i Tiranës, Afrim Qendro, i cili në një prononcim për mediat u shpreh se shuarja e flakëve është e vështirë pasi forcat zjarrfikëse janë të pamjaftueshme.
“Kemi një zjarr masiv te ish-uzina Dinamo. Në një magazinë goxha të madhe, po punojnë 11 makina zjarrfikës, 60 forca policie. Komplet efektivi i zjarrfikësve të Tiranës dhe Kamzës janë prezent. Botet e ujit të bashkisë janë duke ardhur për të furnizuar me ujë.
Po mundohemi ta ndërpresim të mos vazhdojë në pjesën fundore të magazinës. Dhe të ruhet dhe objekti. Është një magazinë e madhe që funksionojnë disa biznese. Deri për momentin janë rroba dhe materiale të tjera jo materiale të rrezikshme”, u shpreh Qendro.
Sipas tj, është kërkuar ndihmë nga Elbasani, Vora dhe zjarrfikëset e ushtrisë.
