Një zjarr i madh masiv është aktivizuar gjatë ditës së sotme në zonën e Konispolit. Zjarri nisi dje në fshatin Ninat, ku gjatë natës, shërbimet zjarrfikëse të Konispolit dhe banorë kanë punuar për ta shuar.

Ndërsa sot është aktivizuar përsëri në fshatin Markat, duke rrezikuar dhe banesa. Sipas informacionit nga terreni, deri tani është djegur një banesë në Markat, ndërsa banorët i kanë nxjerrë nga banesat.

Për momentin është vetëm një zjarrfikëse. Në ndihmë kanë shkuar edhe efektivë të Policisë Sarandë dhe zjarrfiksja e Finiqit njëherazi edhe dy të ushtrisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb