Zjarri që ka rënë në fshatin Drenovë të Mallakastrës  është përhapur në një sipërfaqe të gjerë dhe flakët po afrohen pranë një pusi nafte dhe nënstacioni elektrik.

Mes errërisës dhe flakëve, shërbimet zjarrfikëse në Drenovë janë në gatishmëri të plotë për t’u përballur me zjarrin që po i afrohet një pusi nafte, një magazine dhe një nënstacioni elektrik. Priten përforcime nga Albpetroli për të përballuar situatën kritike.

Aktualisht, operacioni po zhvillohet me mjete rrethanore dhe ndihmën e forcave në këmbë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb