Bashkia e Tiranës ka reaguar menjëherë pas denoncimit të qytetarëve të ardhur në redaksinë e BalkanWeb për një vatër zjarri në Zall Herr.

Bashkia ka dërguar mjete për shuarjen e flakëve, ndërkohë që një ekskavator ka hapur rrugën për mjetet zjarrfikëse.

Më parë banorët e zonës denoncuan se nuk kishte mbërritur asnjë ekip për të ndërhyrë dhe shuar flakët.

Zona e Zall-Herrit është përballur edhe më herët me vatra zjarri, duke u renditur ndër zonat problematike sa i përket përhapjes së flakëve gjatë periudhës së verës.

Ende nuk dihet sipërfaqja e përfshirë nga zjarri apo nëse flakët rrezikojnë banesat përreth.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb