TIRANË- Zjarri në tregun e rrobave te “5 Maji” në Tiranë ka marrë përmasa të mëdha. Shrëbimet e Ushtrisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e zjarri është krijuar edhe një tjetër vatër, duke e bërë edhe më të vështirë menaxhimin e situatës.

Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit, sipas informacioneve paraprake është një shkëndijë elektrike. Megjithatë sipas autoriteteve është ende herët për të arritur në përfundim pasi pritet një zbardhje e plotë e ngjarjes. Sakaq të gjitha dyqanet janë djegur.

 

Gjithashtu pritet që në zonë të mbërrijnë edhe zjarrfikës nga Elbasani. Ndërsa policia më herët zgjeroi edhe perimetrin e sigurisë si pasojë e përhapjes së shpejtë të flakëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: