MALLAKASTËR – Gjatë kontrolleve me objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, në Mallakastër janë zbuluar 31 bimë narkotike të kultivuara në një parcelë.

Në kuadër të planit operacional “Koordinata” është arrestuar në flagrancë kultivuesi i lëndës narkotike, Elidon Shehaj, 31 vjeç. Ai u prangos në flagrancë nga uniformat blu teksa po kujdesej për bimët e kanabisit.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga kontrollet, në fshatin Bejar u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 31 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, u kap në flagrancë, në parcelë, shtetasi E. Sh., 39 vjeç, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Plani operacional policor antikanabis “Koordinata” vijon intensivisht, në të gjithë territorin e qarkut Fier.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb