HAWAI-Ai është xhiruar edhe në raste të tjera, por kurrë me gojën e tij kaq të fryrë në këtë mënyrë.

Ky peshk i filmuar në veri-perëndim të Hawaii është një peshk pelikan, i cili jeton në thellësinë nga 500 deri në 7500 metra.

Kur ka hapur nofullën e tij ai i ka befasuar të gjithë shkencëtarët që po e shihnin live atë.
Pamjet vijnë nga Ev Naoutilus, një anije rreth 64 metra që përdoret nga shkencëtarët për të bërë eksplorime në zonat detare dhe në oqeane.

Robotët e përdorur nga shkencëtarët që gjenden në anije, mund të zbresin deri në 4000 metra thellësi dhe të regjistrojnë gjithçka.
Peshku pelikan mund ta kalojë gjatësinë 2 metra, ndërsa nofulla e tij mund të arrije deri në 60 cm gjerësi.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb