TIRANË- Riselda Sejdia, pedagoge e Universitetit të Arteve dhe bashkëshortja e biznesmenit të njohur prej vitesh në Shqipëri Hajdin Sejdia ka vendosur t’i shokjë të gjithë.
Nëpërmjet një videoje që ajo e quan video humori Riselda njofton se sapo ka mbushur 31-vjeçe dhe se ka vendosur ta festojë ndryshe ditëlindjen. Riselda në fakt imiton “Gucin” tel “Al Pazar”, personazhi që e ironizon atë.
Videoja e cilësuar skandaloze në rrjetet sociale tregon Riseldën mes luksit teksa në një monolog thotë se e ka fytyrën si qumësht dhe se flokët i lan me shampo 1 milion lekëshe. Teksa flet krejt përçart ajo i drejtohet edhe babagjyshit, me fjalë pa pikë kuptimi.
Por ajo që e bën më skandaloze gjithë videon e saj të humorit prej artisteje, është fakti se është i biri ai që ka xhiruar gjithçka.
“Sot kam ditëlindjen????????31years old?:)) Dhurata që i bëra vetes time për my birthday është kjo video humori ,që do ju shoqëroj për disa minuta në këtë fundvit! Le të qeshim të gjithë së bashku”,- kështu shkuan Riselda, ndërsa videon ju ftojmë ta gjykoni vetë! A ka ajo vallë dell prej artisteje?!
(ma.ar/BalkanWeb)
