E paprecedentë ishte ngjarja që ndodhi sot në ish-Bllok, ku avokati i njohur, Sokol Mëngjesi ra pre e dhunës nga tre persona. Për pasojë ai mori dëmtime në kokë dhe trup, ndërsa u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës.

Për të parë nga afër gjendjen e tij shëndetësore, në urgjencën e Traumës ka shkuar dhe Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, që njëherësh është avokati i tij në çështjen ‘Partizani’.

Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, Malltezi ka shkuar e vetme në spital.
Policia po heton aktualisht për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb