Pas përplasjeve të herëpashershme, përdorimit të gazit lotsjellës, ujit me presion nga autobotet dhe sprajit me piper nga policia, ndërsa protestuesit janë përgjigjur në disa raste me gurë të shkëputur nga trotuaret, është regjistruar edhe një moment i pazakontë gjatë protestës në Tiranë.
Disa protestues janë afruar pranë efektivëve të policisë dhe kanë biseduar e shkëmbyer përshëndetje me ta, në një moment qetësie pas incidenteve që kanë shoqëruar tubimin.
