Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është bërë pjesë e shërbesës në nder të Kryepeshkopit të ndjerë Anastas, i cili do të përcillet sot në banesën e fundit, në një nga ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Pasi ka kryer nderimet pranë trupit të pajetë të Fortlumturisë së Tij, Mitsotakis është ulur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Sali berisha.
Së bashku me Mitsotakism, sot në Tiranë janë edhe 5 ministra të kabinetit të tij, ndërkohë që kryeministri grek pritet të mbajë edhe një fjalim.