Seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me përplasje të dhunshme, teksa deputetët e opozitës “pushtuan” vendet e ministrave.
Ata ndezën edhe flakadanë, ndërsa drejt kryeparlamentarit Niko Peleshi hodhën shishe uji dhe sende të tjera.
Gjithashtu, deputetët e PD mbanin edhe pankarta ironizuese për zv/kryeministren Belinda Balluku ku shkruhej “O Bela Ciao”.
Opozita protestoi sot në Kuvend duke kërkuar që numri i 2 qeverisë të shkojë para drejtësisë për akuzat e ngritura nga SPAK, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se e ka marrë në mbrojtje.
