Në protestën e Partisë Demokratike para Kryeministrisë nuk mungojnë pankartat ironizuese me mesazhe ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij. Ndër më të spikaturat ishin ato me shkrimet “Pallosh gjizë” dhe “Palloshi i Lubisë”, të cilat u mbajtën mbështetës të opozitës.
Sipas opozitës, në komunikimet që zv/kryeministrja Belinda Balluku zhvillonte me bashkëpunëtorët e saj i drejtohej Ramës me fjalët “palloshi i gjatë”.
Skandali 50 mln euro i Belinda Ballukut te tuneli i Llogarasë nxori opozitën në protestë. PD kërkon shkarkimin e zv/kryeministres, pasi u mor e pandehur nga Prokuroria e Posaçme për abuzime me tenderat.
