Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për News24 pamje me dron nga Vlora e përmbytur pas daljes nga shtrati të lumit Vjosa.
Në video shihet se si qindra hektarë tokë bujqësore janë të mbuluara nga uji.
Kujtojmë se situate si pasojë e motit të keq ka qenë problematike në disa qarqe të vendit, ku uji ka përmbytur rrugë, banesa dhe biznese.
Ndërkohë, ditën e djeshme u dha urdhër për evakuimin e banorëve nga banesat e tyre në Durrës, konkretisht për zonën e Sukthit dhe Katundin e Ri, por edhe Novoselë, në Vlorë dhe zonën e Ferrasit në Fier.
