Një ndërhyrje në godinat e SPAK, GJKKO dhe BKH ka nisur të kryhet ditët e fundit.
Siç duket edhe në pamjet e transmetuara nga BalkanWeb, një tunel që do të lidhë godinat e SPAK e GJKKO me atë të BKH-së me njëra-tjetrën ka nisur të marrë formë.
Tuneli do të kalojë mbi rrugën e automjeteve dhe pritet të lehtësojë punën e prokurorëve dhe stafit të dy institucioneve.
