Në një qendër votimi në Bradashesh në Elbasan janë raportuar disa raste të votimit familjar.
Në pamjet e siguruar nga BalkanWeb shihet se ky nuk është një rast i izoluar, por të shumta kanë qenë qytetarët që kanë proceduar në këtë mënyrë.
Komisionerët deklarojnë se kjo mënyrë votimi është lejuar pasi ka pasur raste të pamundësisë fizike, me persona që nuk shohin apo dëgjojnë.
Sipas ligjit, në momentin që dikush ka problematika dhe kërkon një shoqërues, kjo duhet të vërtetohet me anë të dokumentacionit.
Gjithashtu problematike është edhe vendosja e dhomës së fshehtë ku plotësohet fleta e votimit.
Mënyra e vendosjes së tyre nuk garanton fshehtësinë e votës pasi kuptohet lehtë se për parti apo kandidat voton qytetari.
