TIRANE- Agjencia e lajmeve Associated Press në morinë e videove të publikuara nga viti 1997 në Shqipëri, ka nxjerrë edhe disa filmime në shtëpinë e Sali Berishës gjatë kohës që ishte President. Bëhet fjalë për një video prej 2. 09 minutash që nis me një intervistë të presidentit të asaj kohe, Sali Berishës, i cili ndodhej nën presionin e e rebelëve në jug të vendit për të dhënë dorëheqjen. Më pas videoja tregon pamje brenda shtëpisë ku jetonte Presidenti, zonjën e Parë të asaj kohe Liri Berisha e cila tregon kuzhinën, dhomën e gjumit dhe një fotografi familjare të dasmës së vajzës së tyre, Argita Malltezi.
(ma.ar/BalkanWeb)
