Sulmuesi Graciano Pele është përjashtuar nga kombëtarja italiane pas reagimit të bërë ndaj trajnerit Ventura në momentin e zëvendësimit mbrëmjen e djeshme ndaj Spanjës. Ai refuzoi t’i jepte dorën trajnerit pasi nuk ishte aspak dakort për zëvendësimin.

“Trajneri Ventura ka vendosur të përjashtojë nga lista anti-Maqedoni sulmuesin Pele për shkak të sjelljes së tij jo të hijshme ndaj trajnerit në momentin e zëvendësimit. Të jesh pjesë e kombëtares do të thotë të përfaqësosh vlera dhe përkushtim ndaj fanellës, duke filluar nga respektimi i stafit, shokëve të ekipit dhe tifozëve”, shkruan njoftimi i Federatës Italiane.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: