Nga ELTON DONO*

“Distancohemi nga çdo akt dhune ndaj qytetarëve, sidomos kur ajo vjen nga uniformat e shtetit”. Kështu u shpreh kryeparlamentari Ilir Meta, lidhur me ngjarjet e fundit të publikuara në Korçë e Kavajë, ku janë përfshirë efektivë policie duke ushtruar dhune ndaj qytetarëve. Meta shtoi se integriteti i policisë së shtetit, nuk duhet të cënohet nga disa individë të papërgjegjshëm.

Këto deklarata Meta i bëri nga komuna e Pustecit, në zonën e Prespës, kufi me Maqedoninë, ku është takuar me përfaqësues të minoritetit maqedonas, dhe ka diskutuar lidhur me përmirësimin e kushteve të jetesës së këtij komuniteti. Pasi u njoh me shqetësimet kryesore nga kreu i komunës Edmond Themelko, ai theksoi arsimimin, si pikën me nevralgjike ku do të ndërhyhet për përmirësim.

Gjithashtu kreu i Kuvendit, tha se është detyrë për të gjithë respektimi i komuniteteve, dhe konkretisht do të punohet fort për të rritur cilësinë e jetesës së komunitetit maqedonas, të pozicionuar kryesisht në zonën e Prespës.

(ar.sh/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: