Një prej grave që shfaqej në videot intime të publikuara ditët e fundit ka ngritur padi civile në Gjykatën e Tiranës kundër kompozitorit Adrian Hila. Në reagimin e saj, sikundër edhe artistet e tjera që kanë reaguar më herët, ajo shprehet se nuk kishte dijeni mbi ekzistencën e këtyre videove apo se momentet e saj intime po filmoheshin.

Ndërkaq akuzat e artistet ndaj kompozitorit Hila janë referuar për veprat penale “fyerja” dhe “ndërhyrje të padrejta në jetën private”. Kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë, pasi pranoi që kamera e sigurisë në ambientin brenda studios ka qenë e vendosur prej tij me vetëdije të plotë edhe pse deklaroi në polici se qëllimi nuk ka qenë për të filmuar momentet intime.

Ndërkohë, hetuesit kanë shtuar edhe një vepër tjetër penale, atë të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, pasi u zbulua se hard-disku i sekuestruar për provë materiale ishte i dëmtuar. Vetë Hila ka deklaruar se hard-disku ishte dëmtuar nga ai vetë, pasi nuk ishte i sigurt se nga vinte ndërhyrja dhe kishte frikë se mund të ndërhynin sërish dhe të merrnin të dhëna në distancë.

Njëkohësisht në prokurori janë referuar materialet edhe për veprat e tjera penale, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”, për të identifikuar personat përgjegjës, mbi dyshimet nëse videot e bëra publike mund të jenë hakeruar nga persona të tretë ose jo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: