Kreu i PD-së, Sali Berisha sulmon gjyqtaren Irena Gjoka. Në një dalje për mediat nga jashtë SPAK, Berisha tha se falsifikimi i vizës, të bërë nga Irena Gjoka, është vërtetuar se është fakt.
Ndërkohë ai theksoi se Gjoka ka shkuar në zyrën e Ergys Agasit, ndërsa e cilësoi atë si ‘rrugaçe të ligjit’.
“Është shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit. Është këshilltare e Agasit. Të gjithë i kanë parë videot në dosjen e Agasit, se si serbesja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historitë, sapo të palavdishme. Se unë nuk i mbroj defektet që kanë pasur. Por kjo nuk mund të imagjinohej, që të shkelmoheshin ligjet në këtë mënyrë. Më 5 maj 2025, kur Berisha tregoi vendimin e Gjyjkatës së Janinës, mashtroi para shqiptarëve si ordinere e tha nuk kam qenë e dënuar. Nuk është kjo një anti gjykatëse, një rrugaçe e ligjit?”, tha ai.
