ITALI- Dy shqiptarë dhe një rumun kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se fshihen pas vjedhjes së një banese në Itali. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Faleria. Mësohet se ata kishin hyrë sëbashku gjatë natës në një banesë, ndërsa kishin marrë prej aty sende me vlerë.

Pas denoncimit të pronarëve të shtëpisë, policia u vu në lëvizje për identifikimin dhe kapjen e autorëve, shkruan ‘Libero.it’.

Pas hetimeve rezultoi se autorë të vjedhjes ishin pikërisht këta persona, identiteti i të cilëve nuk dihet. “Skifterët” u kapën në Romë, ndërsa tashmë ndodhen në burgun e Rebibbia-s.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb