BRIANZA

Karabinierët në  Brianza kanë arritur të zbulojnë dhe të  arrestojnë 2 shqiptarë , të  cilët dyshohet se kryenin vjedhje të  banesave në këtë qark.

Në pranga kanë rënë dy shtetas të Shqipërisë, të  rinj në moshë , përkatësisht 33 dhe 24 vjec. Arrestimet janë kryer, pas urdhër-arresteve të  lëshuara nga ana e Gjykatës së  Monzës.

Të  dy shqiptarët akuzohen për 7 vjedhje në për shtë pi, 3 prej të  cilave kanë qenë grabitje në tentativë . Të  gjitha rastet janë  kryer nga dhjetori i 2019 deri në  shkurt 2020, në komunat e provincave Lecco (Lomagna), Monza Brianza (Seregno, Burago Molgora, Meda dhe Cesano Maderno), Varese (Samarate) dhe Milano (Paderno Dugnano).

Dy të rinjtë janë  dërguar në  burg. Ata do të  përgjigjen për akuzat për vjedhje në  seri nëpër banesat e italianëve, në  këtë  zonë .

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb