Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjedhje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. K.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Mono 3”, për zbardhjen e rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave. Zbardhen dhe dokumentohen 2 raste të vjedhjes të monopatinave dhe 1 rast i vjedhjes së një motomjeti. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i 3 vjedhjeve të kryera gjatë javës së fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mono 3”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi E. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë javës së fundit, ka vjedhur në zona të ndryshme të Tiranës, 2 monopatina dhe 1 motomjet, të cilat më pas i ka shitur. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb