Specilasitët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kanë shpallur në kërkim shtetasin Xh.Z., 34 vjeç pasi është konstatuar duke vjedhur me anë të mashtrimit, paratë e pagesës së energjisë elektrike të shtetasve të ndryshëm.
Mësohet se, këto para nuk janë arkëtuar në llogari të subjektit privat ku janë të punësuar.
Ndërkaq, për veprime të mëtejshme materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
