Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend e ka quajtur Elisa Spiropalin si “viktima më e parëndësishme” e Belinda Ballukut.

Ai u shpreh se shkarkimi nga detyra e ministres së Jashtme, është pasojë e faktit që sipas tij ka krijuar “inat” te Belinda Balluku, pasi sipas tij Spiropali synonte të merrte postin e zëvendës kryeministres.

“Elisa, je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj si të ishte korb e zezë, ti na vije si nuse këtu e veshur me të bardha me aksesorë. Pse ti mendon se hante bar Lubia? Nuk e ke nga Berisha jo e ke nga vetja jote, se gëzoheshe që do të bëheshe ti zv kryeministre, s’e dije që ishte kjo tjetra klone. Për Berishën, Rama të lartësonte njëlloj si klonin e Lubisë, po ti more përpjete. Iu thoje do jem Lubia juaj dhe more atë që meritoje”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb