Lëvizjet në administratat vendore, të nxitura pas thirrjes për riorganizim nga qeveria, kanë përfshirë tashmë edhe bashkitë e jugut të vendit, me zhvillime të ndryshme në varësi të vendimmarrjeve lokale.
Në Bashkinë e Delvinës, është regjistruar një dorëheqje e plotë e strukturës drejtuese, ku nënkryetarët, administratorët dhe të gjithë drejtorët kanë paraqitur zyrtarisht largimin e tyre nga detyra.
Ndërkohë, në Bashkinë e Konispolit, kanë dhënë dorëheqjen vetëm administratorët, ndërsa pjesa tjetër e strukturës mbetet në detyrë. Nuk dihet ende nëse priten lëvizje të tjera në vijim.
Në të kundërt, në Bashkinë e Finiqit, nuk është kërkuar asnjë dorëheqje.
Këto zhvillime pasojnë dorëheqjet masive në Bashkinë e Sarandës dhe më herët në disa bashki të vendit, duke krijuar një panoramë të qartë të ndryshimeve të thella në administratat lokale, në përpjekje për të forcuar menaxhimin dhe efikasitetin në qeverisjen vendore.
