Kryeministri Edi Rama ka treguar detaje nga situata në terren ku vijojnë shkarkimet e kontrolluara nga HEC-i i Koman dhe HEC-i i Vaut të Dejës.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Rama thekson se deri në këto momente nuk janë evidentuar problematika.

“Vijojnë shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës🤝
Bashkia është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë. Deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë.”, shkruan Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: