Dy zjarrfikës kanë pësuar djegie në Greqi, pasi tentuan të shuanin flakët në Dialekto.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, një grup zjarrfikësish u rrethuan nga flakët dhe për pasojë dy prej tyre u lënduan, ndërsa makina e tyre zjarrfikëse është dëmtuar.

Forca të shumta të Zjarrfikësve ndodhen në zonë për të shuar zjarrin, teksa mësohet se në vendngjarje po operojnë 12 zjarrfikëse me 6 automjete, ndërsa një avion po spërkat ujin.

Mirëpo kushtet në zonë janë të vështira, për shkak të erërave. Autoritete greke kanë ngritur alarmin dhe u kanë bërë thirrje banorëve të zonës që të evakuohen.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb