Rreth 30 vatra zjarri vijojnë të jenë të përhapura dhe aktive në rreth 50 hektar sipërfaqe pyjore të KurorëDardhës në territorin e bashkisë Fushë Arrëz.
Prej të hënës banorët e fshatrave Xath e Flet vijojnë të evakuar, ndërsa era që fryen po ndikon në përhapjen e shpejt pyjore. Aktualisht janë ankazhuar në shuarjen e zjarreve veç forcave te sherbimit pyjor, zjarrfikesve lokal dhe sherbimeve publike te bashkisë dhe zjarrfikës nga Puka e Kukësi si dhe forcat këmbësore të ushtrisë nga reparti i Vaut të Dejes.
Pavarësisht se u kërkua që dje ndërhyrja nga ajri një gjë e tillë nuk është bërë e mundur as sot teksa kto te fundit janë angazhuar në Jug të vendit.
Nga zjarri i këtyre 24 orëve janë djegur plotësisht dhjetra hektar sipërfaqe pyjore me drurë të lart pishe dhe bredhi.
(BalkanWeb)
