Ka vijuar edhe sot dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erion Alibej në GJKKO.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Alibej ka dëshmuar në lidhje me vrasjen e vëllait të Talo Çelës, ku ka bërë me dije se Skerdi Tase dhe Henrik Hoxhaj u angazhuan për të eliminuar.

“Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës, njeriu më i afërt i Talos. Ka qenë taksist. Pas vrasjes së Emiliano Ramazanit, diskutova me Nuredinin, që armën e krimit ta vendosnim tek shtëpia e Bujar Çelës. E dija ku e kishte shtëpinë. Unë kisha informator Xhuliano Hoxhën.

Bujar Çela kishte një pikë shumice afër shtëpisë. Përmes Xhuliano Hoxhës deshëm të gjejmë diçka që Bujari e kishte prekur me dorë, një qese, apo diçka. Doja që në të të fusnim armën e krimit dhe ta groposnim tek shtëpia. Më pas do sinjalizoja policinë përmes Leonard Palushit.

Nuk e arritëm dot këtë dhe diskutuam, që duke qenë njeri i afërt i Talos, por edhe pse përmes taksisë bënte punë e lëvizje për Talo Çelën, vendosëm ta ekzekutonim. Si fillim u angazhua nipi, që i referohem Skerdi Tases dhe kushos, që i referohem Henrik Hoxhajt. U angazhua kusho me nipçen për ta ekzekutuar”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb