Mbi 100 forca vijojnë prej orësh luftën me flakët në Parkun Kombëtar të Lurës. Gjatë natës, në terren janë angazhuar forca të shumta të Bashkisë Dibër, punonjës të zonave të mbrojtura, Shtabi i Emergjencave Civile, forcat e ushtrisë, si dhe banorë të zonës.

Forcat po punojnë për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit, ndërsa situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit dhe përhapjes së flakëve.

Në drejtim të Lurës është nisur edhe një ambulancë me staf mjekësor, për të qenë në gatishmëri në rast nevoje dhe 2 helikopterë.

Ndërkohë, flakët rrezikojnë edhe pesë banesa në zonë, duke shtuar shqetësimin e banorëve dhe forcave që po luftojnë me zjarrin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb