Protestuesit janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, por janë përballur me një “gardh” efektivësh të vendosur në rrugë. Skenar ky i ngjashëm me atë që ndodhi para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Në rresht të parë janë vendosur forcat e FNSH. Qytetarët kanë goditur policët me bidonë me ujë.

Tubimi nisi nga sheshi përpara Kryeministrisë, për të vijuar me Drejtorinë e Përgjithshëm të Policisë, dhe është ndjekur unaza e vogël e Tiranës.

Ndërkohë herë pas here gjatë marshimit janë hedhur edhe molotovë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb