Në Gjykatën e Apelit të Posaccëm është duke u shqyrtuar ankimimi i Erion Veliajt icili kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë arrest me burg.

Gazetarja Klodiana Lala raporton nga burime brenda sallës së gjyqit se kanë folur dhe dhënë argumentet e tyre para gjyqtarit Engert Pëllumbit, avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Ermir Beta dhe Artur Selmani.

“Pala mbrojtëse kërkon heqjen e masës së arrestit me burg, duke argumentuar se Veliaj nuk mund të prishë provat apo të arratiset nga vendi. Avokatët kanë theksuar se në rast të mos heqjes së masës së sigurisë nga ana e gjykatës, si alternativë ata kanë dhënë garancinë pasurore dhe opsioni tjetër është dorëzimi i pasaportës në rast se ka dyshime për arratisje”, thekson Klodiana Lala.

Për 3 orë e 30 minuta avokatët kanë dhënë argumentet e tyre.

Pasi të përfundojnë avokatët, pritet që të japë argumentet e tij kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliajt i cili mësohet se ka përgatitur një mbrojtje të gjatë në këtë seancë apeluese.

Po ashtu në këtë seancë do të shqyrtohet edhe ankimimi i 4 biznesmenëve, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha, të përfshirë në dosjen Veliaj. Nga biznesmenët në masën e sigurisë arrest me burg është vetëm Elman Abule.

Erion Veliaj  u arrestua me urdhër të SPAK për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb