Vijon procesi i rinumërimit të kutive në qarkun e Fierit, ku janë rinumëruar deri tani 520 kuti votimi.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton për News 24 se gjatë këtij procesi janë zbuluar tjetërsime të votave brenda të njëjtës parti dhe kandidatëve të saj.
Kandidati i Partisë Socialiste, Ceno Klosi, është rekordmen me 852 vota të pamerituara nga numërimi fillestar. Këto vota do t’i hiqen totalit të tij në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 majit.
Gazetari Ergys Gjençaj: Vijon rinumërimi. Jemi në pjesën e fundit të rinumërimit të të gjitha kutive në qarkun e Fierit. Nga rinumërimi kemi vënë re tjetërsimin e votave brenda të njëjtës parti, të kandidatëve të së njëjtës parti. Rekordmen në këtë proces rinumërimi është kandidati i PS Ceno Klosi. Nga 520 kuti votimi të rinumëruara, Ceno Klosi rezulton se ka marrë 852 vota të pamerituara në procesin e numërimit fillestar në KZAZ e Fierit. Këto vota do i ulen nga votat që ka marrë në zgjedhjet e 11 majit.
